KryesoreLajme

“Ligje me porosi për Kayon”/ Tabaku: Për kompanitë pranë oborrit qeveritar përjashtime fiskale, asnjë zgjidhje për fermerët

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se po aplikon politika fiskale që favorizojnë kompani KAYO, ndërsa fermerët dhe blegtorët përballen me barrë të lartë fiskale.

Në një reagim publik, Tabaku sjell si shembull një nismë të fundit të qeverisë për të përfshirë në listën e makinerive të përjashtuara nga TVSH-ja edhe pajisjet që përdoren ose do të përdoren nga kompania KAYO.

Lexo më shumë  Muja: “Vita” importoi rreth 1 milion kg vaj palme, disa produkte nuk janë qumësht. Paralajmëron prokurorinë: Do të dërgoj emra për rastin e produkteve të qumështit

Sipas deputetes demokrate, ndërkohë që për kompanitë e lidhura me investime pranë qeverisë gjenden shpejt lehtësime fiskale, fermerët dhe blegtorët kanë kërkuar prej kohësh uljen ose lehtësimin e TVSH-së për bujqësinë, por kërkesa e tyre është refuzuar. Tabaku thekson se bujqësia përbën rreth 15% të PBB-së dhe punëson një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, ndërsa sektori po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike.

Deputetja argumenton gjithashtu se vendet e rajonit aplikojnë norma më të ulëta për produktet ushqimore bazë, duke rritur konkurrueshmërinë e prodhuesve të tyre, ndërsa sipas saj politikat e qeverisë shqiptare po rëndojnë fermerët dhe po dobësojnë produktet “Made in Albania”. Në përfundim, Tabaku e cilëson këtë qasje si “shtet personal” dhe akuzon qeverinë socialiste se po favorizon një pakicë të privilegjuar në dëm të shumicës.

Lexo më shumë  Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
YouTube player