Lajme

Lezha pa drita! Dëmtohet shtylla e tensionit, 5 fshatra pa energji elektrike

Disa fshatra në Lezhë janë pa energji elektrike. Barbulloja, Rrila, Shenkolli, Tale e Grykë Lumi janë në errësirë e shkak është bërë dëmtimi i një shtylle të tensionit të lartë.

Tensioni i lartë 35 kilovat që furnizon nënstacionin e Rrilës ka pësuar një defekt në Fushë Kuqe e për pasojë nuk po furnizon dot nënstacionin në Rrilë që mban me energji fshatrat e sipërpërmendura. Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk ka dhënë asnjë afat se kur do të japë energji për OSSHEE në mënyrë që të rivendosë furnizimin për të gjithë banorët e Njësisë Administrative të Shenkollit në Bashkinë e Lezhës.

Lexo më shumë  Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Rruga Press

YouTube player