Bota

12 gazetarë të vrarë në muajin e parë të 2022-s

Në janar të këtij viti, 12 gazetarë kanë humbur jetën në mbarë botën, treguan të dhënat e organizatës joqeveritare Press Emblem Campaign (PEC) me seli në Gjenevë.

Ata theksuan se “numri rekord i gazetarëve të vrarë në muajin e parë të 2022 është tronditës”.

PEC bëri thirrje për drejtësi dhe kompensim adekuat për familjet e gazetarëve të vrarë.

Sekretari i Përgjithshëm i PEC, Blaise Lempen, dënoi vrasjet e gazetarëve.

Lexo më shumë  “Kontroll mbytës mbi median”, gazetarët e RAI-t në grevë kundër qeverisë së Giorgia Melonit

“Muaji i parë i këtij viti filloi me lajme dëshpëruese, me 12 punonjës të medias të vrarë”, tha Lempen.

Ai tha se katër gazetarë nga Meksika u vranë, dy nga Haiti, Hondurasi dhe Pakistani dhe nga një gazetar nga Kazakistani dhe Birmania.

Sipas PEC, në vitin 2021 u vranë 79 gazetarë nga 29 vende.

Ndër të tjera, 12 gazetarë u vranë në sulme të ndryshme në Afganistan, 10 në Meksikë, shtatë në Pakistan, gjashtë në Indi dhe katër në Filipine.

Lexo më shumë  Studentët belgë e holandezë në protesta, kërkojnë t’i jepet fund luftës në Gaza

Rruga Press

YouTube player