BallinaBota

Lewandowski lojtari më i mirë, polaku lë pas Messin dhe Ronaldon, Klopp trajneri i vitit

Robert Lewandowski u shpall si lojtari më i mirë i vitit në ceremoninë e zhvilluar nga FIFA. Sulmuesi polak i Bayern Munich që merr për herë të parë në karrierë një vlerësim të tillë arriti që të triumfonte përballë konkurrencës së Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Futbollisti zhvilloi një sezon thjesht fantastik me skuadrën e Bayern Munic pasi arriti të fitonte Bundesligën, kupën e Gjermanisë dhe Champions League duke u shpallur edhe si golashënuesi më i mirë në të tre këto kompeticione.

Lexo më shumë  Studentët në protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiqi angazhon policët e pensionuar nga Kosova ‘për t’iu kundërvë atyre’

Një çmim më se i merituar ky për Robert Lewandowskin që sezonin e shkuar pati një rol vendimtar në sukseset e bavarezëve.

Ndërkohë që si trajneri më i mirë i vitit u shpall Jugen Klopp, i cili udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit kampion në Premier League.

Tekniku arriti që të fitonte përballë Hans Flick i cili në sezonin e tij të parë në stolin e Bayern fitoi tripletën.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t’i ‘mashtrojë’ me armëpushim

Nga ana tjetër, Manuel Neuer ishte ai që u shpall si portieri më i mirë. Gardiani i Bayern Munich pati një rol vendimtar për bavarezët në triumfin në Champions League.

Rruga Press

YouTube player