BallinaBota

Presidenti i zgjedhur Joe Biden cakton një ministre autoktone

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka vendosur të emërojë në krye të Departamentit të Brendshëm, Deb Haaland, deputete demokrate për Nju Meksikon.

Nëse do të konfirmohet në Senat, 60 vjeçarja do të bëhet e para banore autoktone që emërohet në një post kaq të lart në qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Me prejardhje nga fisi indian “Laguna”, Haaland premtoi në fushatë se do të luftonte për barazi racore dhe drejtësi ekonomike.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Emërimi i një banori autokton në një detyrë të lartë kishte ndodhur më herët në Kanada dhe Australi, por në SHBA është për herë të parë absolute.

Por administrata Biden duket se do të ketë shumë risi. Duke filluar nga Kamala Harris që është gruaja e parë zv/presidente me ngjyrë, Janet Yellen, femra e parë në krye të Thesarit, Avril Haines në drejtimin e 007, Lloyd Auster, i pari afro-amerikan që merr Pentagonin etje…

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Rruga Press

YouTube player