Lajme

Lëvizja Vetëvendosje jep lajmin për rikandidimin e Bulliqit: Në Llap nuk ka prapakthim. Vazhdojmë edhe për një mandat, fuqishëm, me profesorin e Kryetarin Shpejtim Bulliqi!

Lëvizja Vetëvendosje e ka shpallur lajmin për rikandidimin e Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi për një mandat të ardhshëm në krye të kësaj komune.

“Qeverisjes së mirë ia zgjatim dorën e ia japim mbështetjen e parezervë! Me Kryetarin Shpejtim Bulliqi për fitoren e rradhës në Besianë, për mandatin e rradhës”, shkruan në komunikatën e lêshuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kryesia e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, në takimin e sotëm me pjesëmarrje të Kryeministrit Kurti, sekretarit organizativ Rama, koordinatorit të qendrave, deputetit Zyba dhe deputetëve të Kuvendit nga komuna e Podujevës, me unitet të plotë e me bindje të palëkundur konfirmuan mbështetjen dhe njëherazi vendosën për nominimin e kryetarit Shpejtim Bulliqi për mandatin e rradhës, për të vazhduar mirëqeverisjen për qytetarët e komunës së Besianës”, vazhdon të thuhet më tej në komunikatë.

Aty përmendet se investimet e qeverisjes lokale të udhëhequr nga kryetari Bulliqi janë cep më cep Besianës, gjithandej lagjeve e fshatrave të saj, në të gjitha drejtimet, duke transformuar kështu rrënjësisht qytetin dhe fshatrat dhe duke realizuar një mori projektesh me interes për qytetarët e zonës.

Në vijim shprehen se në lidhje me arsimin janë 3 shkolla të përfunduara e 6 të tilla në realizim e sipër, nga një çerdhe publike sa ishte funksionale, sot komuna e Podujevës ka 4 çerdhe funksionale, teksa janë në ndërtim e sipër edhe 4 sosh, e po ashtu po bëhet edhe Kuzhina Qendrore e cila do të ofrojë shujta ditore për fëmijët e çerdheve publike, nxënësit e shkollave fillore dhe mësimdhënësit.

Lexo më shumë  Ajeti jep një lajm të mirë: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në kontinent

Duke informuar qytetarët rreth rikandidimit të Shpejtim Bulliqit për Komunën e Podujevës, LVV radhit disa nga të arriturat dhe projektet që kanë përfunduar apo janë duke marrë formë si pasojë e mirëqeverisjes në atë komunë që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi dhe Lëvizja Vetëvendosje:

“Në sport, dy palestra të reja të përfunduara e një në realizim e sipër. 7 fusha sportive të realizuara dhe në proces ndërtimi edhe 10 të tjera në lokalitete të ndryshme. Pishina gjysmë-olimpike po bëhet po ashtu, projekt në vlerë 4 milionë euro. Shëndetësia ka qenë tjetër drejtim ku mirëqeverisja ka gjetur zbatim. Urgjenca e re e qytetit e ndërtuar, QMF në Gllamnik e në Lluzhan të përfunduara. Teksa në ndërtim e sipër Qendra Rezidenciale për të moshuar, projekt që përfshinë kujdes mjekësor e shujta ditore ushqimore për mbi 200 të moshuar. Është përfunduar projekti i galerisë së arteve teksa po përfundohet edhe renovimi i teatrit “Avdush Hasani” dhe në ndërtim e sipër është edhe qendra multifunksionale e qytetit. Është bërë rikonstruktimi i plotë i rrugëve kryesore në qytet, mbi 150 kilometër rrugë të shtruara në territorin e komunës e është ndërtuar stacioni i ri i autobusëve. Teksa po vazhdojnë edhe punimet e rrugës së magjistrales Prishtinë-Podujevë ku është arritur progres i konsiderueshëm përbrenda këtyre 4 viteve, më shumë se çdo periudhë tjetër prejse ka filluar ndërtimi i kësaj rruge. Ndërtimi i Digës së Pollatës dhe ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, janë dy projektet kapitale multimilionëshe në fushën e mjedisit, të cilat janë në procedurë e sipër për të filluar realizimin. Zona industriale, tregu i gjelbërt dhe ndërtimi i parkut bujqësor, i pari i tillë në nivel vendi, janë imvestimet e tjera të cilat janë në faza fillestare, e të cilat do të realizohen nën drejtimin e kryetarit Bulliqi dhe qeverisjes së VETËVENDOSJE!-s në Besianë. Këto e shumë punë të tjera janë tregues i qartë që qeverisja Bulliqi ka qenë motorr i punëve e projekteve në të mirët të qytetarëve të komunës së Podujevës. Angazhimi i ekzekuzivit lokal dhe këmbngulja e tyre për një Podujevë që zhvillohet çdo ditë e më shumë ka qenë misioni e vizioni i qeverisjes së LVV dhe nevoja e dëshira e qytetarëve të kësaj komune.”

Lexo më shumë  Kurti në takimet rajonale të Inteligjencës Financiare: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

“Në Llap, nuk ka prapakthim. Vazhdojmë edhe për një mandat, fuqishëm, me profesorin e Kryetarin Shpejtim! Urime nominimin Kryetar Bulliqi dhe urime të gjjthë qytetarëve të Besianës!”, deklaron në fund LVV.

Ditën e djeshme LVV njoftoi po ashtu se Kadri Rahimaj, Kryetari aktual i Komunës së Dardanës do të rikandidojë për të marrë mandatin e dytë në krye të kësaj komune, në zgjedhjet e ardhshme komunale të këtij viti..

Rruga Press

YouTube player