BallinaBota

Lëvizja e fundit e Trump, 11 senatorë republikanë të refuzojnë të ratifikojnë fitoren e Biden

Njëmbëdhjetë senatorë të Partisë Republikane, të udhëhequr nga Texan Ted Cruz,  njoftuan se do të kundërshtojnë ratifikimin nga Kongresi Amerikan të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale javën e ardhshme. Kjo është përpjekja e fundit për të vonuar konfirmimin e fitores së Joe Biden.

Deri më tani, vetëm një senator, Josh Holey, ka njoftuar synimin e tij për të sfiduar fitoren e demokratëve të mërkurën e ardhshme.

“Kongresi duhet të caktojë menjëherë një komision zgjedhor, me autoritet të plotë për të hetuar mundësinë e mashtrimit elektoral”,theksojnë, në një deklaratë, 11 senatorët, duke risjellë akuzat e pabazuara që Donald Trump ka bërë për dy muaj.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Komiteti duhet të “kryejë një rishikim emergjent 10-ditor të rezultateve në shtetet”, ku rezultati midis dy kandidatëve ishte i paqartë, thonë senatorët, të udhëhequr nga senatori i Teksasit Ted Cruz.

“Nëse ky kontroll nuk bëhet, ne do të votojmë më 6 janar për të refuzuar Zgjedhësit e shteteve të diskutueshme”, shtuan ata . Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati pritet të takohen të mërkurën për të vërtetuar rezultatet e votimit të Zgjedhësve, një proces që zakonisht konsiderohet zyrtar.

Sidoqoftë, presidenti në largim vazhdon të refuzojë të pranojë humbjen e tij dhe u bëri thirrje mbështetësve që të mblidhen në Uashington atë ditë.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga Demokratët, më shumë se 100 deputetë republikanë pritet të votojnë kundër ratifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, raporton CNN.

Sidoqoftë, si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, votat nuk janë të mjaftueshme që projekti i tyre të ketë sukses.

“Ne nuk jemi naivë. Presim që shumica e demokratëve, nëse jo të gjithë dhe ndoshta disa republikanë, të votojnë ndryshe,” pranuan 11 senatorët në deklaratë.

Rruga Press

YouTube player