BallinaBota

Johnson: Dërgoni fëmijët në shkollë

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, u ka bërë thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë nesër.

Nesër pritet të hapen shkollat fillore në Britani, ndërsa për këtë vendim ka pasur kritika të shumta. Madje sindikatat e mësimdhënësve kanë kërkuar një raport se është e sigurt hapja e shkollave.

“Shkollat janë të sigurta, është shumë e rëndësishme të ceket kjo. Rreziku për fëmijët është shumë i ulët, ndërsa benefitet nga edukimi janë shumë të mëdha”, ka thënë Johnson raporton BBC.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Ai e ka përshkruar mbylljen e shkollave në Londër si të jashtëzakonshme, për shkak të përhapjes së shpejt të variantit të ri të koronavirusit.

Ai ka shtuar se testet rapide mund të ndihmojnë që të mbahen shkollat hapur. 

Rruga Press

YouTube player