Lajme

Lëvizja Bashkë proteston para Parlamentit kundër rritjes së pagave për ministrat dhe deputetët: Mos u ngopshi

Me pankartat “Mos u ngopshi”, Lëvizja Bashkë ka protestuar para parlamentit kundër rritjes së pagave për pushtetarët.

Teksa parlamenti miraton sot projektligjin që rrit rrogat e ministrave dhe deputetëve, Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori është mbledhur para parlamentit për të protestuar kundër këtij ligji.

Ne shenje proteste qytetaret kanë hedhur dhe para false në tokë.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Parlamenti pritet të miratojë sot dy projektligje, që janë pjesë e reformës së pagave, më e madhja që do të aplikohet deri më sot.

Behet fjalë për rritjen e pagave të të gjithë administratës publike, ku përfshihet qeveria qendrore dhe ajo lokale. Ne total do të përfitojnë 130 mijë punonjës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *