Lajme

Lëvizja Bashkë paralajmëron protestë në Tiranë më 20 janar, Qori: Do protestojmë për të kërkuar ndëshkimin e politikanëve

Protesta nuk do të ketë vetëm brenda seancës së parlamentit.

Lëvizja Bashkë ka ftuar qytetarët në një tubim në datën 20, që sipas Arlind Qorit do të jetë si një sinjal për ti kërkuar drejtësisë ndëshkimin e politikanëve të korruptuar dhe për të ushtruar presionin e duhur për një qeverisje të drejtë.

“Prandaj duke protestuar ditën e shtunë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej”, duke u nisur drejt Kryeministrisë, do të protestojmë për shtetin ligjor, korrupsionin dhe për demokraci.

Sipas Qorit Shqipëria renditet në vendet më të korruptuara. Sipas tij në këtë mënyrë është cenuar edhe sistemi demokratik.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

“Përmes parave të vjedhura blihen votat, mediet dhe ngrihet një sistem i tërë klientelist dhe një demokraci formale.”

Varfëria, shprehet ai, vjen pikërisht nga korrupsioni.

“Është ulëritës që pensioni minimal është 8000 lekë të reja. Pensionisti mesatar është në pikë të hallit.”

Një apel ai e kishte edhe për drejtësinë e re.

“Të vendosen të gjithë politikanët e korruptuar para drejtësisë dhe tu sekuestrohet pasuria.”

Për mediet Qori theksoi se në varësi të pjesëmarrjes në protestë do të vendoset edhe vijimi ose jo i tyre.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Rruga Press

YouTube player