Bota

Leonardo DiCapro hidhet në liqenin e ngrirë për të shpëtuar dy qentë e tij

SHBA- Aktori Leonardo DiCapro na ka treguar edhe një herë se sa ndjeshmërinë e tij për planetin dhe kafshët. Mediat e huaja shkruajnë se së fundmi DiCapros i është dashur të hidhet në liqenin e ngrirë për të shpëtuar dy qentë e tij. Aktori është hedhur në ujërat e ngrira të një liqeni për të shpëtuar 2 qentë e tij huski gjatë xhirimeve të filmit më të ri “Don’t look up”.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

“Hynë të dy në ujë, njëri prej tyre ra padashje, ndërsa tjetri e ndoqi. Unë nuk e dija si të reagoja, nuk më kishte ndodhur kështu që vendosa të hidhem dhe unë. Duke qenë se jetoj në Kaliforni nuk e kisha idenë se çfarë do të thoshte një liqen i ngrirë”,– tha aktori.

Kjo nuk është hera e parë që aktorit i duhet të shpëtojë qentë e tij, pasi DiCaprio dhe e dashura e tij, modelja 24-vjeçare Camila Morrone, shpëtuan Huskies së bashku në vitin 2020. Ata kanë gjithashtu një Huski të tretë të quajtur Sally.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *