Lajme

Leonardio DI Caprio jep lajmin për Vjosën

Aktori Hollywood-ian, Leonardo di Caprio i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke shkruar se është arritur qëllimi i kauzës për të mbrojtur lumin Vjosa. Di Caprio ka publikuar një video ekologjike teksa shkruan se “Qeveria Shqiptare është vetëm një hap larg shpalljes së Vjosës, Park Kombëtar.

Qeveria e Shqipërisë është një hap pranë shpalljes së Parkut të parë Kombëtar të lumit të egër në Europë, pasi së fundmi ka partneritet me Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope. Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Europë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore”, shkruan Leonardo di Caprio.

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë nuk i kurseu ironitë ndaj atyre që protestuan kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin Vjosa dhe shpalljes së lumit, Park Kombëtar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *