“Lekët të jenë sa një rrogë jo lëmoshë”, pensionistët e Kukësit ankohen për shpërblimin prej 5 mijë lekësh: Çfarë të blejmë me to
Qeveria pritet që të japë 5 mijë lekë të reja në formë shpërblimi për të gjithë pensionistët. Ndërkohë kanë qenë pensionistët e qytetit të Kukësit , ato të cilët kanë dalë kundër kësaj shume të vendosur për ta pasi sipas tyre 50 mijë lekë të vjetra nuk u shërbejnë për asgjë në një kohë kur cmimet janë rritur.
Siç dihet pjesa më e madhe e pensionistëve jane kryefamiljarë, e duke mos patur të ardhura të tjera në familje, pensioni, i cili në fakt është për konsum individual, perdoret edhe per te përmbushur nevojat familjare dhe shëndetësore gjë që e rëndon së tepërmi situatën sociale dhe ekonomike.
Pensionistët:
Sa herë që bëhen premtime nuk arrijnë atje ku duhet sepse vetëm rritja e cmimeve ka prekur rëndë qytetarët dhe komunitetin. Këto rritjet e cmimeve nuk i japin asgjë tregut. Lekët duhet të jenë sa një rrogë jo 50 mijë lekë. Ato fare nuk i duam. Mjaft jemi mashtruar gjithë këto vite. Kemi punuar gjithë këto vite dhe sërish nuk marrim aq sa duhet.
Janë të pamjaftueshme, nuk kemi cfarë blejmë se 1600 lekë të vjetra bën një kile domate. Nuk shohim ndonjë ndryshim nga vitet e tjera në përmirësim por vetëm çmimet rriten.
Rruga Press