Lejë e re qarkullimi për mjetet, kushton më lirë dhe s’ka afat vlefshmërie
Leja e qarkullimit të automjeteve do të ndryshojë formë dhe përmbajtje shumë shpejt.
Drejtuesit e mjeteve do ta blejnë atë 2100 lekë dhe një sërë elementesh sigurie, do ta bëjnë të pamundur falsifikimin.
Risi e këtij dokumenti është që nuk do të ketë afat vlefshmërie.
E ngjashme me kartëmonedhat e hedhura së fundmi në qarkullim nga Banka e Shqipërisë, leja e re nuk do dëmtohet nga lagështia ose palosjet, dhe nuk do të griset si leja aktuale.
Në madhësi, leja e re do të jetë më e vogël se ajo aktualja dhe avantazh i saj është bashkimi i me certifikatën e pronësisë së mjetit.
Kjo e fundit, praktiksht do të dalë nga qarkullimi.
Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin dhe nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit.
Rruga Press

