Lajme

Tensione në Laknas/ Fadroma pret pemët natën, banorët e qëllojnë me sende të forta

Tensione në Laknas këtë mëngjes.

Fadroma e firmës e cila kërkon të ndërtojë thertore, ka hyrë në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm (1 tetor) në Laknas.

Fadroma ka prerë dhe shkatërruar disa pemë gjatë natës.

Kjo ka shkaktuar sërish përplasje mes banorëve të cilët refuzojnë prerjen e pyllit dhe punëtorëve të firmës.

Lexo më shumë  Zvërneci — çfarë fshihet pas fasadës së investimit të huaj?

Situata është përshkallëzuar më tej dhe ka bërë që banorët  të përdorin sende të forta me të cilat gjuajnë drejt fadromës duke mos e lejuar që të vazhdojë të presë pemë.

Sipas banorëve, fadroma ka hyrë në mënyrë tinëzare pasi rruga kryesore ku duhej të kalonte ishte e bllokuar nga banorët.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat e policisë të cilët po përpiqen të normalizojnë situatën.

Lexo më shumë  “Lere propagandën enveriste”/ Rama ndau pamjet nga Zvërneci, qytetarët e “kryqëzojnë” në komente: Po ti ça bëre ti gjithë këto vite në pushtet?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *