Lajme

Skandali! Zbulohen vendet në Tiranë ku firma e ndërtimit “Kontakt” po shkakton katastrofë mjedisore

Skandali mjedisor i kompanisë së ndërtimit “Kontakt” me pronar Fatmir Bektashin ka marrë përmasa të mëdha. Vetë inspektorët e mjedisit dhe policët bashkiakë kanë dhënë informacion në media pa guxuar të vendosin gjoba mbi katastrofën mjedisore që po ndodh në periferitë e gjelbra të kryeqytetit.

Kjo firmë ndërtimi me mbrojtje të pashpjegueshme depoziton në liri të plotë inerte në të gjithë periferitë e Tiranës. Zona e quajtur Mjull- Bathore, të cilën media e ka denoncuar ditët e fundit, nuk është e vetmja që është e mbuluar me qindra mijëra ton inerte ndërtimi. Inertet e kompleksit “Mangalem” kanë pushtuar një tjetër zonë turistike, siç është ajo e Mulletit dhe konkretisht në Fikas-Qeha.

Inertet që ka hedhur ndërtuesi Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”, kanë pushtuar toka në sipërfaqe të mëdha dhe që mund të shihen me sy të lirë. Askush nuk di të thotë se sa shkon dëmi mjedisor i shkaktuar aty.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Ndërsa kantieri i ndërtimit në Bulevardin e madh të Tiranës i firmës së ndërtimit “Kontakt”,i depoziton në mënyrë të paligjshme inertet në zonën e Kamëz- Paskuqan. Mijëra ton inerte nxjerra nga ndërtimi i po kësaj kompanie në bulevardin e Ri si dhe ato të nxjerra nga hapja e themeleve dhe punimeve në ndërtim për më shumë se 20 pallate të kompleksit “Mangalem” ka bërë që zonat e pastra të Tiranës të mos ekzistojnë më.

Fillimisht denoncimi për këtë kompani,e cila punon në liri të plotë nga policia, erdhi nga banorët pranë kompleksit “Mangalem”në Ali Dem, të cilët u ankuan se punimet e ekskavatorëve dhe kamionëve nisnin pas orës së përcaktuar për këto lloj punimesh, pra pas orës 23:00 duke shqetësuar gjithë banorët përreth.

Më pas vetë banorët në gjithë kryeqytetin zbuluan se makinat që ngarkoheshin me inerte shkarkoheshin në vende të gjelbëruara. Menjëherë lajmëruan IKMT, Policinë Bashkiake dhe AKMT por askush nuk erdhi për verifikime. Vetë inspektorët në terren pohojnë për ‘JOQ” katastrofën mjedisore që po shkakton kjo kompani,si dhe identifikojnë vendet ku kjo kompani ndërtimi hedh në mënyre të paligjshme inerte, por nuk veprojnë, duke shpresuar që këtë problem ta zgjidhw media.

Lexo më shumë  Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

Ka pothuajse një vit që kompania punon sapo del dielli gjatë ditës dhe gjatë natës, duke hedhur inerte në shumë zona të Tiranës. Inertet e kompanisë së ndërtimit “Kontakt” me pronar Fatmir Bektashin po shkaktojnë një terror te banorët e zonave përreth dhe një katastrofë mjedisore, e cila nuk dihet se kur do të përfundojë. Në kushtet kur asnjë inspektoriat dhe polici nuk vepron ndaj këtij ndërtuesi, Tirana do të përfundojë shumë shpejt në një mal inertesh. /Gazeta Shqip

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *