Lajme

Lehtësimi i qarkullimit, pamjet kur policia e Kosovës vendos tabelat mbi targat serbe (VIDEO)

Dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak janë rihapur për automjete ku siç u vendos në marrëveshje, tabelat ngjitëse i mbuluan simbolet e të dyja vendeve në targa.

Makina e parë që kaloi në pikëkalimin kufitar në Jarinjë nga drejtimi i Serbisë dhe hyri në Kosovë mbante targa të Rashkës, ndërsa vetura e parë që hyri në Serbi nga Kosova ishte nga Rahoveci. Në të njëjtën kohë, një veturë me targa Krushevacit hyri në Kosovë. Ndërkaq, trafiku u normalizua edhe në Bërnjak.

Lexo më shumë  Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim

Vonesa nuk ka as në pikëkalimin kufitar në Merdare. Procedura e ngjitjes së tabelave mbi simbole është relativisht e shpejtë. Në të njëjtën kohë, zbatimi i kësaj pike nga marrëveshja e Brukselit filloi edhe në pikëkalimet e tjera kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *