Lajme

Le Figaro: Në Serbinë e Aleksandar Vuçiqit po ringjallet kulti ogurzi i gjeneralit Ratko Mlladiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe mbështetësit e tij po i bëjnë gjithnjë e më shumë nder Ratko Mlladiqit, i njohur si “kasapi i Srebrenicës” dhe i dënuar në Tribunalin e Hagës për gjenocid, shkruan gazeta franceze Le Figaro, duke komentuar muralin e gjeneralit të vizatuar në rrugën Njegosheva në Beograd.

Gazeta e Parisit përshkruan incidentet e fundit para muralit, praninë e policisë dhe arrestimin e aktivistes Aida Çoroviq, e cila hodhi vezë dhe ngjyrë drejt muralit, që ishte vizatuar disa muaj më parë.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tani po mbron hapur gjeneralin e luftës të Ushtrisë serbe, Ratko Mlladiq, i cili u dënua nga Tribunali i Hagës për gjenocid”, shkruan Le Figaro

Ky shkrim tregon se një zyrtar i Partisë Socialdemokrate të Serbisë ka hedhur gëlqere në mural, pas së cilës një grup i të rinjve me maska kanë larë gëlqeren derisa policia nuk ka reaguar.

Lexo më shumë  Eksportet në Shqipëri në rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

Aty theksohet se vëmendja e publikut është bërë nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut me rastin e 9 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare kundër Fashizmit.

Figaro deklaron se Vuçiq përvetësoi një ton të moderuar dhe një kurs pro-evropian për të rimarrë pushtetin, por kujton se presidenti i Serbisë dikur ishte anëtar i Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit dhe ministër i Informacionit në kohën e Sllobodan Millosheviqit.

“Personazhi i vërtetë i atij që e largoi personalisht pllakën nga rruga Zoran Gjingjiq, kryeministrit progresiv të vrarë në vitin 2003, për ta zëvendësuar me pllakën e Ratko Mlladiqit, doli sërish në dritë”, shkruan gazeta, duke aluduar për Vuçiqin.

Lexo më shumë  BE heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026

Historiani Milivoj Beshlin deklaron se autoritetet po vendosin “fashizmin, duke mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe duke e kthyer vendin në vitet 90-ta”.

“Autoritetet duan të dërgojnë mesazhin se vetëm serbët ishin viktima të shpërbërjes së Jugosllavisë. Procesi i ballafaqimit me të kaluarën është ndalur që nga viti 2015, si dhe procesi i pajtimit me fqinjët”, tha Natasha Kandiq, e cila është themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare.

Në vend të konsolidimit të paqes, liderët e Serbisë dhe Republika Srpska kanë dy vjet që po zhvillojnë konceptin e “Botës Serbe”. Kështu Banja Luka dhe Beogradi shënuan Ditën e Flamurit serb me këngë patriotike dhe ushtrime ushtarake. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *