KryesoreLajme

Largimi i masave të BE-së, Bislimi: Kosova s’ka pranuar të shantazhohet

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë nëse Kosovës do t’i hiqen masat ndëshkuese, në mbledhjen e sotme të Komitetit Politik dhe të Sigurisë (PSC), megjithëse është raportuar se rekomandimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell është për largimin e masave.

Lexo më shumë  Kurti: Dhjetë veta në VV janë më të votuar se Abdixhiku, 4 më shumë se Hamza

Bislimi duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane ka thënë se vendosja e masave ka qenë e padrejtë dhe mbi të gjitha ka vlerësime se ka pasur shkelje ligjore gjatë vendosjes së tyre.

Ai ka deklaruar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për largimin e masave, megjithëse ka shtuar se ka pasur kërkesa nga vendet anëtare që kanë kërkuar koncensione shtesë, “por Kosova s’ka pranuar të shantazhohet”./KP

Lexo më shumë  Rrjeti i lidhur me Vuçiqin dhe Veselinoviqin nën hetim nga FBI për pastrim parash në SHBA
YouTube player