Lajme

“Larg duart nga parku”/Lëvizja Bashkë njofton protestë kundër kullës 64 kate

“Lëvizja Bashkë”, e drejtuar nga Arlind Qori do të organizojë protestë ditën e sotme kundër ndërtimit të kullës 64 kate prapa Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale “Lëvizja Bashkë”, njofton se protesta do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18:30.

“Qyteti ynë po vdes pak e nga pak, me çdo hapësirë publike që zihet, me çdo park që shkatërrohet, me çdo ujdi të errët që materializohet. Pas parkut të fundit e kanë radhën të tjera hapësira të jetës urbane, siç mburren me vetëbesimin e kriminelëve të papendueshëm Edi Rama dhe Erion Veliaj,”-shkruhet në postim.

Lexo më shumë  Policia serbe arreston 4 shtetas nga Shqipëria

Postimi i plotë:

LARG DUART NGA PARKU YNË!

Çka po ndodh në qendër të Tiranës është një krim i vërtetë kundër qytetit. Një krim i financuar me para të pista dhe i mbrojtur publikisht nga pushtetarë të korruptuar.

Qyteti ynë po vdes pak e nga pak, me çdo hapësirë publike që zihet, me çdo park që shkatërrohet, me çdo ujdi të errët që materializohet. Pas parkut të fundit e kanë radhën të tjera hapësira të jetës urbane, siç mburren me vetëbesimin e kriminelëve të papendueshëm Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Në këto kushte, detyra jonë si qytetarë është të ngremë zërin.

Ditën e hënë në orën 18:30 Lëvizja BASHKË u bën sërish thirrje qytetarëve të Tiranës për të dalë në protestë.

Bashkë për një qytet të jetueshëm!

Rruga Press

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
YouTube player