Lajme

Aksident në një minierë në Shqipëri, plagosen tre minatorë

Një aksident ka ndodhur në minierën e Bulqizës në Shqipëri.

Shkak dyshohet se është shpërthimi i gazit, ndërsa ngjarja ndodhi në nivelin e 17 të minierës.

Mediet nga Tirana raportojnë se si pasojë kanë mbetur të plagosur tre minatorët; Rrahim Karaj, Asllan Çakalli dhe Trifon Snalla.

Sipas burimeve minatorët kanë pësuar djegie të rënda të gradës së tretë.

Lexo më shumë  Dy plane të fshehta resortesh në Darëzezë dhe deltën e Vjosës

Ata janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Fillimisht punëtorët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë, ku nga pamjet shihen familjarët e shqetësuar.

Rruga Press

YouTube player