BallinaLajme

LAJMI I FUNDIT: U emërua nga Kuvendi si anëtar i GJK, Altin Binaj betohet para Metës

Magjistrati Altin Binaj është betuar para presidentit Ilir Meta, duke u bërë zytarisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ceremonia nisi në orën 12:30 në ambientet e Presidenës, pasi mori votëbesimin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë pak ditë më parë.

Në seancën e shkuar plenare, ai u zgjodh anëtari i pestë i Kushtetueses, ndërkohë që duhet edhe një tjetër që Gjykata të bëhet funksionale.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Në Institucionin e Presidentit të Republikës është administruar me nr. 4309 prot, datë 21.12.2020, Vendimi nr. 77, datë 17.12.2020 i Kuvendit të Shqipërisë, për zgjedhjen e zotit Altin Binaj anëtar i Gjykatës Kushtetuese.Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administroi vendimin e Kuvendit, ka vendosur:-Zoti Altin Binaj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot ditë e martë në datë 22.12.2020, ora 12:30.Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë apo një përfaqësues i Kuvendit, Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, dhe Avokatja e Popullit.

Rruga Press

Lexo më shumë  Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre
YouTube player