Lajme

Mbaroi saga e shtetësisë në RMV/Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin Për Shtetësinë

Me 57 vota “për” dhe 32 vota “kundër” Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi për ndryshimet në Ligjin Për Shtetësinë.

Ligji ishte dorëzuar me flamur evropian për t’i ikur bllokadës që krijonte opozita maqedonase. Ligji hyn në fuqi që nga publikimi i tij në Gazetën Zyrtare.

Sipas ndryshimeve në ligjin për shtetësi parashihet që shtetësia të mund të merret me parashtrimin e dokumenteve personale, çertifikatë të lindjes, librezë pune, fletë-pronësi, fatura për obligimet komunale, librezë shëndetësore, tatime të paguara si dhe disa dokumente të tjera.

Lexo më shumë  Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Rreth 5000 shqiptarë pritet të përfitojnë shtetësi, pas dekadash të tëra pritjeje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *