Lajme

Lajçaku sot në Kosovë, takim me Albin Kurtin

Këtë të shtunë, përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të jetë në Kosovë.

Zyra e Kryeministrit njoftoi paraditen e sotme se emisari i BE-së do të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën14:00.

Të mërkurën për vizitë në Kosovë ishte edhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili takoi presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe liderët opozitarë.

Lexo më shumë  Kurti: Ulqini më shumë se sa qytet bregdetar, është shembull i rezistencës për të ruajtur identitetin dhe kulturën

Kjo vizitë e diplomatit sllovak vjen në kohën kur ShBA-ja dhe BE-ja i kanë kërkuar Kosovës shtyrjen për 10 muaj të afatit për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato RKS.

Në ndërkohë, shefi i qeverisë së Kosovës pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it – ka biseduar mbrëmë në telefon me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Ky i fundit në një postim në Twitter u shpreh se  sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm, ndaj do të vijojë puna për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lexo më shumë  Ky është gjakovari që u arrestua dje nga policia serbe, prokuroria e Serbisë ia sajon brenda dite një akuzë për kinse krime lufte si pjestar i UÇK-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *