Lajme

Borrell pas bisedës me Kurtin: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor shumë i rëndësishëm

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se ka pasur një diskutim të mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me dialogun.

Kurti dhe Borrell kanë zhvilluar një bisedë telefonike të premten, pas takimit që Kurti ka pasur një ambasadorët e QUINT-it në zyrën e tij po të premten.

Lexo më shumë  Jahte, vila dhe toka/ SPAK i sekuestron 40 milionë € pasuri grupit të AKSHI-t

Borrelli ka shkruar të shtunën në Twitter se sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm në kontekstin aktual gjepolitik.

“Pata një diskutim të mirë me kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.

Lexo më shumë  “Nga konsumues në prodhues sigurie, roli i ri i Kosovës me mbështetjen e SHBA-së” - gjithçka nga vizita e ambasadorit Whitaker

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *