Lajme

Lajçak: Kemi dy muaj kohë për të gjetur një zgjidhje për targat

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka edhe dy muaj kohë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave.

Nga 1 shtatori do të fillojë fushata e konvertimit të targave nga ato ilegale për në ato të Republikës së Kosovës. Fushata do të zgjasë deri më 31 tetor. Lajçak është shprehur optimist për gjetjen e një zgjidhje.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është që procesi të përfundojë deri në fund të tetorit. Pra, kemi dy muaj për të gjetur një zgjidhje. Tashmë jemi në atë proces. Kemi pasur bisedime me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurtin për këtë temë. Ishim në telashe për kartat e identitetit dhe dokumentet hyrje/dalje. Për targat kemi të paktën dy muaj kohë për të zgjidhur, besoj se do të gjejmë një zgjidhje”, tha Lajçak.

Lexo më shumë  FSK përforcon kapacitetet me trajnimin e kontrollit të turmave në bashkëpunim me Karabinierët italianë

Ai ka treguar se i ka propozuar disa ide palëve, porse nuk dëshiron të flasë publikisht për to. Por, Lajçak ka thënë se më me rëndësi është të përkushtohen palët në normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne i propozuam disa ide partnerëve tanë. Kështu që nuk do të ishte mirë që tani për tani të dilnim publikisht. Do të doja të thosha, se do të ishte më mirë, që në vend se të zgjidhim krizat, të përkushtoheshim te thelbi i procesit, normalizimi. Që njerëzit të jetojnë normalisht, e të mos duhet të mendojnë se çfarë do të ndodh nesër, pas një jave apo një muaji. Kemi pasur bisedën e parë mes dy liderëve para dy javëve në Bruksel për atë temë, dhe u tregua se ata mund të bisedojnë edhe nëse nuk pajtohen për shumë çështje. Fushata e regjistrimit fillon më 1 shtator dhe do të zgjasë dy muaj. Nuk pres ndonjë dramë më 1 shtator. Nuk ka arsye për këtë, ne kemi atë periudhë dy-mujore për të gjetur një zgjidhje, siç e kemi gjetur për kartat e identitetit”, ka thënë Lajçak.

Lexo më shumë  BE: Serbia shkeli marrëveshjen për liri të lëvizjes, t’i lirojë menjëherë qytetarët e Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *