Lajme

Kurti pas takimit me krerët e opozitës: Ndava me ta informacionet relevante për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me takimin që zhvilloi me dy liderët opozitarë, të LDK-së Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn të AAK-së.

Kryeministri Kurti tha se gjithçka çka është relevante është ndarë me liderët opozitarë duke shtuar se nëse ka njonjë informacion tjetër të rëndësishëm që e kanë nga ndërmjetësuesit, sipas tij duhet të tregojnë.

“Krejt çfarë është relevante tashmë është ndarë me ta. Nëse kanë pasur informacion tjetër relevant që jua kanë dhënë ndërmjetësit mbase do të duhej ata të tregojnë se cili është ai informacion. Sa i përket njoftimit për çështjet kryesore për temat dhe diskutimet si ka shkuar, nuk janë absolutisht të painformuar” – tha ai.

Shefi i ekzekutivit ka njoftuar se me lidërë të LDK-së dhe AAK-së ka diskutuar për detajet e dialogut.

“I diskutuam edhe detajet e dialogut të cilin e zhvilluam dhe besoj që është një bashkëpunim i shtuar që jep shpresë për edhe më shumë komunikim të ndërsjelltë ndërmjet mazhorancës  apo Qeverisë dhe opozitës”- ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Instruktorë britanikë të zbulimit trajnojnë pjesëtarët e FSK-së

“Është gatishmëri dhe interes imi që sa më shumë t’i njoftoj edhe partitë politike të cilat sot nuk janë në Qeveri që të kuptojnë se Qeveria jonë është edhe e përgjegjshme në dialog edhe llogaridhënëse në lidhje me dialogun”- shtoi ai.

Sa i përket 1 shtatorit, Kurti ka theksuar se vazhdon fushata për konvertimin e targave nga ato që siç ka thënë ai “që i ka lënë regjimi i Millosheviqit tek ato që janë legale të Republikës së Kosovës.

“Sa i përket 1 shtatorit, vazhdon fushata për konvertimin e targave nga ato që i ka lënë regjimi i Millosheviqit e Serbia e secilit pushtet që e ka vazhduar, tek ato që janë legale dhe legjitime të Republikës së Kosovës dhe kjo do të vazhdojë deri më 31 tetor. Të gjithë qytetarëve të komunitetit serb që janë qytetarë të Kosovës i inkuarojmë që të shfrytëzojnë iniciativën tonë që konvertimi i targave bëhet për të mos paguar TVSH-ja, akciza e taksa doganore”- u shpreh ai.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

“Nuk ka dokumente përcjellëse, vetëm tregohet karta e identitetit dhe do të duhej që qytetari i Kosovës kur kalon ën Serbi ta bëjë lirisht pa marrë ndonjë dokument njëkohësisht edhe ata që vijnë prej Serbisë”- tha më tej kryeministri Kurti.

Në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, Kurti ka pritur në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn,

Në këtë takim u diskutua rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe takimit të fundit në nivel liderësh të zhvilluar në Bruksel më 18 gusht mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në takim ishte edhe zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi. Ndërsa nga opozita morën pjesë edhe nënkryetarët nga LDK, Lufti Haziri, si dhe nga Aleanca, Ardian Gjini.

Këtij takimi nuk iu bashkua kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i cili ka thënë se nuk konsideron se në këtë moment ka një situatë emergjente për t’u takuar e për të diskutuar me kryeministrin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *