Lajme

La Repubblica: Unë jam Zoti! Droga, mbledhja e borxheve, egërsia. Kështu hëngri Romën bota e krimit shqiptar ”

Grupet shqiptare të trafikut të drogës po fitojnë terren në Itali falë aftësisë për të siguruar shpejt e me çmim të lirë drogat e forta. Gazeta la republica shkruan se kjo aftësi e ndërthurur me ndarjen e zonave të shpërndarjes përmes dhunës dhe lidhjet me individë të mafias I kanë fuqizuar grupet shqiptare. Ato krijojnë lidhje me futbollistë, producentë apo edhe këngëtarë si Elsa Lila e arrestuar disa javë më parë pasi këshillonte një prej kapove të trafikut     

Arrestimi i këngëtares Elsa Lila ka zënë sërish vend në faqet e medias italiane pasi e përditshmja La Republica në versionin online publikoi një artikull mbi krimin shqiptar në Romë.

Artikulli me titull “Droga, mbledhja e borxheve, egërsia. Kështu bota e krimit shqiptar hëngri Romën”, evidenton grupin e shqiptarëve Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Elvis Demçe. Gazeta i referohet hetimeve të antimafias së Romës kur shkruan se shqiptarët kanë arritur të ndërtojnë linja konkuruese të trafikut të drogës nga Kolumbia duke e sjellë atë në Itali me çmime konkuruese.

Kjo aftësi “diplomatike” e Arben Zogut, sipas gazetës e ka ndihmuar grupin e tij të fitojë terren në Romë dhe të zgjerojë zonat e kontrollit ku shpërndan lëndën narkotike falë edhe lidhjeve me elementët e tjerë të krimit dhe bosët e mafias, disa prej të cilëve u ka njohur edhe në burg.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Pushteti, paratë por edhe lidhjet e forta të krijuara nga grupi shqiptar sipas gazetës kanë çuar shumë anëtarë të rrjetit në raporte të afërta e lidhje miqësore me futbollistë, këngëtarë e producentë. nga boksieri Orial Kolaj, te Yuri Sheleve apo Adrian Coman.

Mes tyre është edhe ish-mesfushori i Lazio Primavera-s, Alessandro Corvesin, i dënuar me 6 vjet e 10 muaj, pasi në shtëpi i gjetën 25 pako kokaine dhe tre mbështjellës të tjerë, gjithsej 27 kilogramë pluhur të bardhë I dyshuar si përzierës bashkë me rreth 210 mijë euro cash. 

Duket se sendet e paligjshme I përkisnin shqiptarit Elvis Demçe i cili pasi mëson lajmin shan në telefon për mbi gjysmë ore. Gazeta shkruan se marsin e vitit të kaluar në aktivitetin e rrjetit u shfaq edhe këngëtarja shqiptare, Elsa Lila, e përjetësuar në sytë e publikut teksa zbriste shkallët e Ariston në festivalin e Sanremos në vitin 2003. Ajo u arrestua pasi mbante librin e llogarive, të një bande narkotikësh në të cilën shënohen pazaret e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës. 

La republica shkruan se Elsa Lila ishte një lloj “këshilltareje”. “Si mund të kesh një mik brenda aparatit shtetëror?- tha ajo  në telefon – Kjo është zgjidhja… E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri… sepse të shpëton, çfarëdo qoftë qeveria duhet ta kesh dikë atje”. Këngëtarjua e cila mendon se nuk po dëgjohet, është e vetëdijshme kur thotë: Nës“e i hapin këto, bëjnë një burg të ri në Romë”.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Në fakt më vonë bisedat u zbardhën dhe Elsës bashkë me tetë bashkëpunëtorë të tjerë iu hapen dyert e burgut.  Ata kishin një shtëpi në Torreveçhia dhe një magazinë në Acilia për të ruajtur drogën, makina në emër të personmave të tjerë dhe dy bare ku bënin një takime fiks për samitet e tyre.

Në krye të grupit ishin Fabrizio Capogna dhe Petrit Bardhi. “Titi”, cilësohet në dokumentet e hetimit si “subjekti kryesor i botës së krimit shqiptar, i përkushtuar ndaj trafikut të drogës, i lidhur me Arben Zogun dhe Dorian Petokun”./oranews

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *