Bota

La Repubblica: Grupi Wagner po i shtyn emigrantët qëllimtazi drejt Italisë

Në Itali gara elektorale e zgjedhjeve që do mbahen me 25 shtator të këtij viti duket se ka nisur shumë herët dhe kjo pas denoncimit të “La Stampa” se regjimi i Putin ka influencuar në rrëzimin e qeverisë Draghi.

Prestigjozja italiane ‘La Repubblica’ ka ndarë sot një tjetër fakt shqetësues pasi sipas saj, emigrantë klandestinë që përmes Mesdheut po mbërrijnë çdo orë e më shumë në brigjet italiane janë të shtyrë enkas për të destabilizuar e influencuar votën politike në Itali.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

‘La Repubblica’ informon se fluksi i emigrantëve ilegalë që përmes detit mbërrijnë në Itali e shumë më tepër se sa gjatë dy vitet e fundit, është i orientuar e i qëllimshëm.

Nën kontrollin e milicisë së gjeneralit Haftar në Libi e ndihmuar nga mercenarët rusë të Grupit Wagner në brigjet libianë janë aktivizuar dhe dy porte të pazakonta për nisjen e emigrantëve drejt Italisë.

Zbarkime në Itali që nga fillimi i vitit janë 38,778, kundrejt 27,771 në të gjithë vitin 2021 dhe 12,999 në 2020-ten në mes të pandemisë. 

Pas të dhënave më të ulëta të shkurtit dhe marsit, rritja është e dyshimtë në prill dhe maj, e cila ka vazhduar në qershor dhe korrik. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *