Lajme

Ish-kryetari i Lushnjës dënohet me burg

GJKKO ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg Fatos Tushen, ish-kryetar i Bashkisë Lushnjë.

Pas analizimit të provave përfundimisht gjykata vendosi deklarimin fajtor për Tushen dhe dënimin me 3.6 vite burg.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, GJKKO e ka dënuar atë përfundimisht me  2 vjet e 4 muaj burg.

Gjithashtu Tushes i hiqet për 5 vjet e drejta për të ushtruar funksione publike.

Lexo më shumë  Haxhiu: Uroj të arrihet konsensus për presidentin, vendi të mos detyrohet të shkojë në zgjedhje

 Vendimi i GJKKO për të arrestuarit e tjerë

Gentjan Nushe ish-kryebashkiak, 1.8 vite burg

Leonard Sefa, 1.6 vite burg

Gerta Turku 1.4 vite burg

Bardh Mëhilli, 1.6 vite burg

Gazmend Çela, 1.8 vite burg

Ilva Billo, 1 vit burg

Margarita Gjërmeni, 1.4 vite burg

Andi Nushko, 1.4 vite burg

Bektash Nezha, 1 vit burg. Del nga burgu pasi ka përfunduar dënimin

Ani Simoni, 1.2 vite burg

Lexo më shumë  Kuvendi mblidhet sot, shqyrton në lexim të dytë 10 projektligje, mban mbledhje edhe Kryesia

Ish-kreu i Bashkisë Lushnjë u arrestua në fillim të korrikut të vitit të shkuar gjatë një operacioni të ndërmarrë me urdhër të SPAK.

Në pranga ranë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj bashkie për abuzime me tenderin e pastrimit të kanalit vaditës në fshatrat e zonës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *