Kuvendi i Berishës e shkarkoi/ Basha nis mbledhjen me kryesinë, shkarkon 11 kryetarë të degëve
Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e sotme ka shkarkuar 11 kryetarët e degëve, të cilët sikurse bëri me dije një ditë më parë Bardhi, nuk kishin kryer detyrat e tyre lidhur me organizimin e kuvendit të datës 18 Dhjetor. Kështu kryetarët e degëve: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër janë të shkarkuar.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur në parti këtë pasdite kryesinë e partisë. Sikurse është bërë e ditur në këtë mbledhje kanë munguar mbështetësit e Berishës që u panë sot në kuvend mes të cilëve Edi Paloka, Belind Këlliçi, Aldo Bumçi, Flamur Noka, Gerti Bogdani, Ervin Minarolli apo Ledina Mandija.
Rruga Press