Bota

Kuvendi bullgar miraton deklaratë, dënon ashpër dhunën ndaj bullgarëve në RMV

Me 184 vota pro dhe 1 abstenim, deputetët bullgarë kanë miratuar një deklaratë nëntë pikëshe në të cilën dënojnë retorikën anti-bullgare në Maqedoninë e Veriut. Në deklaratën e kuvendit bullgar i cili shpërbëhet të premten, thuhet se kuvendi nacional në mënyrë kategorike dënon thirrjet për dhunë mbi bullgarët maqedonas, klubet dhe organizimet e tyre.

“Dënohet gjuha e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut kundër bullgarëve lokal dhe atyre të Bullgarisë, si dhe manifestimi i saj në politikë dhe ambientet e mediave. I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të marrin masa gjithëpërfshirëse, të shpejta dhe efektive për luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe krimit.”

Njëherit, Sofja kërkon implementim dinjitoz të marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Fushata anti – bullgare mund të ketë efekt negativ në procesin integrues të vendit, nënvizohet në deklaratë.

Lexo më shumë  Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

“Shprehim shqetësimin mbi atë se eskalimi i fushatës anti – bullgare në Maqedoninë e Veriut mund ta kërcënojë procesin e përfshirjes së bullgarëve në kushtetutën e vendit, si dhe zhvillimin e proceseve demokratike dhe të institucioneve në Maqedoninë e Veriut dhe rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e cila shkon në shërbim të palëve të treta.”

Dokumenti në fjalë ka përfshirë vërejtje edhe mbi ndryshimin e ligjit mbi themelimin e shoqatave dhe fondacioneve, të cilin e quajnë diskriminues dhe të qëllimshëm për të diskriminuar të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Dokumenti miratohet një ditë pas takimit të përfaqësuesve bullgar maqedonas me eurokomesarin për zgjerim Oliver Varheji, të cilët janë ankuar për siç thonë “urrejtje institucionale dhe diskriminim sistematik.

Lexo më shumë  Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *