KryesoreLajme

Kushtetuesja: Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë janë në përputhje me kushtetutën

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk janë antikushtetues. Gjithashtu, ka konstatuar se afati për zgjedhjen e presidentit është deri më 6 tetor.

Kushtetuesja në vendimin e saj ka konstatuar se Kuvendit është konstituuar pas afatit prej 30 ditëve. Por ka thënë se kalimi i 30-ditëshit për konstituim ka për pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, kur posti i presidentit është vakant dhe për zgjedhjen e Qeverisë.

Lexo më shumë  Skandali me Vlora Hysenin, protestuesi para Kryeministrisë: SHISH është komprometuar! Presidenti nuk mbledh Këshillin e Sigurisë, deputetët heshtin!

Tutje, Gjykata ka thënë se deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radha e grupit të dytë më të madh parlamentar, pra të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Të konstatojë që vendimi i 13 shtatorit 2026 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. 

Kushtetuesja në njoftimin e vendimit ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Kushtetuesja e ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme

YouTube player