BallinaLajme

KUSHTET/Taksa që ulet më 1 janar: 50 mijë biznese të vogla nuk do të paguajnë më TVSH

Rreth 50 mijë biznese të vogla në të gjithë vendin nuk do të paguajnë më Tatim mbi Vlerën e Shtuar duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, kohë kur merr fuqi vendimi i qeverisë për të përjashtuar nga kjo taksë këto subjekte.

Me rritjen e pragut, kjo taksë do të paguhet nga të gjitha bizneset që kanë një qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë, nga 2 milionë që ishte aktualisht.

Sipas Tatimeve, deklarimi dhe pagesa për TVSH do të kryhet brenda datës 14 të çdo muaji, teksa me bazë mujore do të bëhet edhe deklarimi i librave të shitjes dhe blerjes brenda datës 10 të muajit vijues.

Lexo më shumë  Kushtoi 1.2 milionë euro, degradohet gjendja e rrugës në Unazën e Poshtme të Burrelit

Për tatimpaguesit që kanë realizuar një qarkullim vjetor për 2020 që nuk kalon pragun e ri prej 10 milionë lekësh do të çregjistrohen automatikisht nga sistemi brenda këtij viti.

Por, kjo nuk vlen për të gjithë tatimpaguesit, pasi sipas procedurave të publikuara nga Tatimet çregjistrimi i disa prej subjekte do të kryhet online në platformën e-filing në mënyrë manuale nga vetë ata.

Lexo më shumë  Miratohet Projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Këtu përfshihen tatimpaguesit që kanë kryer të paktën një import gjatë vitit 2020 apo ata që rezultojnë me status pasiv deri në fund të këtij viti, ku çregjistrimi i tyre nga përgjegjësia e TVSH-së do të bëhet me procedura të përcaktuara, duke ndjekur udhëzimet e njoftimit që do të shkojë te secili prej tyre.

Rruga Press

YouTube player