Lajme

Kush po i kërcënon serbët në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës kërcënohen sërish.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, nga persona të paidentifikuar janë vendosur letra me mbishkrimin “regjistrim më i lirë i targave KM”, “mund të udhëtosh normalisht”, “e gjithë bota i pranon targat KM”, duke paralajmëruar kështu qytetarët që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës.

Mbishkrimet janë të shkruara në alfabetin cirilik, ndërsa disa burime kanë bërë të ditur se personat të cilët kanë shpërndarë letra të tilla gjatë natës, kishin shami në kokë dhe kapele për t’u mos identifikuar.

Lexo më shumë  BE-ja mbështet Serbinë për murë – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i bllokohet procesi i anëtarësimit

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq deklaroi se policia deri tani nuk ka ndonjë informacion rreth kësaj.

Sipas tij, ekipet përkatëse të policisë do të punojnë në këtë drejtim në mënyrë që t’i identifikojnë autorët e këtyre letrave të cilat sic tha ai, janë kundër ligjore.

Aludimet e para, jozyrtare e lidhin këtë rast me individë, anëtarë të strukturave kriminale serbe në veri të Kosovë, të lidhur me pushtetin në Serbi, të cilët edhe më parë kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj qytetarëve serbë. Për më tepër, dyshohet se këto struktura janë të lidhura edhe me atentate ndaj rivalëve politikë të Listës Serbe në Kosovë.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në panairin e bizneseve Hannover Messe, takon sipërmarrës të kompanive të ndryshme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *