Bota

Kush e financoi dhe ndërtoi urën që do “transformojë” Ballkanin

Dje është inaguruar ura Peljesakut në Kroaci, e cilësuar dhe si ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan.

Ura 2.4 km e gjatë u ndërtua nga Kina, por u financua nga Bashkimi Evropian.

Ndërtimi i urës ka kushtuar gjithsej 525 milion euro, nga të cilat BE ka financuar 85% të urës, pra rreth 357 milion euro.

BE-ja ra dakord të financojë 85% të urës, duke përdorur fondet e kohezionit për atë që tha se do të përmirësonte ndjeshëm jetën e përditshme të kroatëve. Ajo financoi gjithashtu rrugë aksesi, tunele dhe infrastrukturë tjetër.

Kompania shtetërore kineze që fitoi kontratën kroate për urën, The China Road and Bridge Corporation (CRBC), ofroi shumë më pak se rivalët e saj evropianë. Kjo bëri që një kompani austriake të paraqiste një ankesë, duke pretenduar se CRBC merrte ndihma shtetërore kineze dhe nuk e përballonte dot koston e urës.

Lexo më shumë  NASA: Kina po zhvillon projekte të fshehta ushtarake në hapësirë

Kur ish-Jugosllavia u shpërbë dhe Kroacia u bë e pavarur në 1991, kufijtë e rinj nënkuptonin që dy pjesë të vijës bregdetare kroate u ndanë nga një seksion 9 km i gjatë i vijës bregdetare boshnjake i njohur si korridori Neum.

Meqenëse Bosnja nuk është në BE dhe Kroacia është, kushdo që përpiqet të shkojë në veri nga qyteti mesjetar i Dubrovnikut në bregun më jugor të Adriatikut ose të kalojë nga gadishulli Peljesaç në kontinent duhet të kalojë dy kontrolle kufitare.

Tani çdokush mund të lëvizë përgjatë bregut të Adriatikut të Kroacisë nëpërmjet urës së re.

Lexo më shumë  Ukraina paralajmëron për rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Kryetari i bashkisë së Neum, Dragan Jurkovic, tha për mediet boshnjake se ura e re do të reduktonte trafikun përgjatë bregdetit gjatë muajve të verës dhe se ai mund të shihte vetëm përfitime në urën e re.

Bosnja fillimisht u ankua se ura do të ndikonte në daljen e saj në det, derisa Kroacia ra dakord të rriste lartësinë e urës në 55 m.

Agjencia shtetërore e lajmeve kineze Xinhua tha se hapja e urës pritej të thellonte më tej besimin e ndërsjellë dhe të zgjeronte bashkëpunimin midis Kroacisë dhe Pekinit.

Gjatë ceremonisë së hapjes, një hipermakinë elektrike e prodhimit kroat i quajtur Rimac Nevera bëri kalimin e parë zyrtar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *