Lajme

Kush është Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci?

Pas largimit të Armend Mehajt nga pozita e Ministrit të Mbrojtjes, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka emëruar menjëherë në këtë detyrë Ejup Maqedoncin. Por kush është njeriu që do të drejtojë me Ministrinë e Mbrojtjes në më pak se gjysmën e mandatit të qeverisë Kurti.

Ejup Maqedonci ka lindur më 9 maj 1977 në Prishtinë ku edhe është rritur. Në vitin 1996, ai ka migruar në Zvicër ku ka jetuar rreth dy vite. Me të ngjarë sulmi në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998, Ejup Maqedonci ishte kthyer në Shqipëri më 18 mars 1998, ku pas stërvitjeve ushtarake kishte hyrë në Kosovë si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I njohur me nofkën e luftës Komandant Uki, Ejup Maqedonci ka qenë komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit. Pas luftës, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Ejup Maqedonci ka komanduar për dhjetë vite (1999 – 2009) Batalionin e Kërkim Shpëtimit.

Lexo më shumë  Kurti: Strategjia për ujë siguron menaxhim me nevojat shtetërore

Maqedonci ka qenë komandant i dy operacioneve të para jashtë vendit të FSK-së, të kryera në janar dhe në dhjetor të vitit 2010, në ndihmë zonave të përmbytura të Shkodrës, pas të cilave është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë atë kohë, Bamir Topi. Nga viti 2014 deri më 2018, Maqedonci ka qenë Shef i Shtabit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë.
Ai ka përfunduar studimet në dy kolegje ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mban titujt “Master i Shkencave dhe i Arteve” nga Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (2012 – 2013) dhe titullin “Master i Studimeve Strategjike” fituar nga Kolegji i Luftës në Pensilvani më 2018 – 2019, ku kishte diplomuar si “Superior Gratuated”.

Pas kthimit në Kosovë nga ShBA-ja në vitin 2019, ai është graduar me gradën kolonel dhe nga ajo kohë e deri në fillim të vitit 2023, Kolonel Ejup Maqedonci ka qenë Shef i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Nnjëkohësisht nga ky pozicion, ai ka shërbyer si oficer këshilltar për Mbrojtje dhe Siguri i Kryeministrit të Kosovës (2021 – 2023).
Ministri Ejup Maqedonci është Qytetar Nderi i Qytetit të Leavenworthit në Amerikë.

Lexo më shumë  Osmani i falënderon deputetët evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës

Ai ka kryer dhjetëra trajnime ushtarake brenda dhe jashtë vendit si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani të Madhe, në Gjermani, në Japoni etj. Maqedonci ka shërbyer 25 vite në ushtrinë e Kosovës prej të cilës është demobilizuar më 10 korrik 2023, duke qenë në gradën e kolonelit.

Maqedonci është nga Prishtina, ku edhe jeton. Ai është i martuar me Arbërie Veliun nga Prishtina, e cila gjithashtu është veterane e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Maqedonci është baba i tri vajzave.

Rruga Press

YouTube player