Kusari për dënimin e Mustafës: Pasojat e një veprimi të Kuvendit të Kosovës, po i bartin sot të tjerët
Mimoza Kusari-Lila, kryetare e GP të Vetëvendosjes, ka thënë se pasojat e krijimit të Gjykatës Speciale po barten edhe sot, ndërsa ka komentuar vendimin e gjykatës për dënimin me burgim të Salih Mustafës.
Kusari-Lila ka thënë se qëndrimi i VV-së ka qenë i qartë qysh prej kundërshtimit për krijimin e Speciales.
“Qëndrimi i VV-së në raport me gjykatën është i ditur, nuk e ka mbështet vendimin për krijim. Pjesën tjetër, janë pasoja të një veprimi që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës dhe pasojat po i bartin të tjerët dhe do t’i bartë edhe vendi, derisa ende sot në Kosovë arrestohen ata që kanë kryer krime lufte ndaj popullatës civile, kemi pasë ditëve të fundit 1-2 arrestime të përfaqësuesve të ish-policisë serbosllave dhe Gjykata synon ta barazojë agresorin me viktimën dhe është tepër e rëndë”.
Rruga Press