Lajme

Mehaj reagon pas dënimit të Mustafës: Specialja është Gjykatë e padrejtë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar për dënimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me 26 vjet burgim, nga Gjykata Speciale.

Në konferencën tradicionale të fundvitit, Mehaj ka thënë se Specialja është gjykatë e padrejtë ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbrojti popoullin dhe truallin e saj.

“Gjykata është e padrejtë, pabazament, UÇK është një prej ushtrive më të përsosura, më të organizuara për mbrojtjen shtëpisë, familjeve dhe truallit vet. Prej këndit profesional por edhe personal është e fabrikuar nga Serbia dhe miqtë e tyre. Besoj në drejtësi dhe do të merren hapa të duhur edhe për mbështetje nga qeveria dhe partnerët e tjerë”, deklaroi Mehaj.

Lexo më shumë  Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq, përfunduan edhe më keq

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me dënim unik prej 26 vjetsh burgim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *