Opinion/Aktualitet

Për mijëra vrasje në Kosovë, asnjë vrasës serb nuk u dënua sa Sali Mustafa!

Nga Emin Azemi

Sot, Salih Mustafa ish-komnadant i UÇK-së u denua me 26 vjet burg, nga nje gjykatë që thirret ne emrin e popullit te Kosovës.

Në luftën e fundit në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, Serbia ka vrarë më shumë se 13 mijë persona.

Sipas këtyre të dhënave dhe faktimeve, janë dhunuar 20 mijë gra e mijëra të tjerë vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.

Për krejt këto, nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi në Hagë, njeriu kryesor i Sllobodan Millosheviç për Kosovë, Nikola Shainoviç ishte dënuar me 22 vjet burgim. Pas apelit, dënimi iu zvogëlua në vetëm 18 vjet dhe pasi mbajti dy të tretat e dënimit u lirua fare për sjellje të mirë. Pra 12 vjet burgim për mbi 13 mijë të vrarë.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Dragoljub Ojdaniç, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, përgjegjës për krime në luftën e Bosnjës dhe personi kyç në operacionin e deportimit të shqiptarëve nga Kosova, mori vetëm 15 vjet dënim, për dhjetëra vepra për të cilat akuzohej në kuadër të aktakuzës për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Kolegu i tij, Komandanti i forcave të ushtrisë së Jugosllavisë në Prishtinë, Vladimir Lazareviç, u dënua edhe vetem me 14 vjet burgim.

Përgjegjesi për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të shkaktuara nga policia e Serbisë në Kosovë, Sreten Lukiç, nuk kishte marrë më shumë se 20 vjet dënim nga Tribunali Ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë, dalin statistikat sipas komunave

Lukiç, në kohën e luftës, ishte Shef i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-it) për Kosovë.

Kjo është ajo Gjykata Speciale për të cilën dikur në Parlamentin e Kosovës deputetët ndaheshin në “tradhëtarë” dhe “heronjë”. Ata që ishin kundër, shpalleshin “tradhëtarë”, ndërkohë që, fatkeqësisht heronjtë e vërtetë po vuajnë pasojat e kësaj Gjykate në Hagë.

Njësoj ka me ndodhë edhe me Asociacionin një-etnik të më pak se 5% të serbëve të Kosovës, që është paradhoma e bosnjizimit të Kosovës…

Vetëm ne shqiptarët sikur jemi të specializuar për vetëngulje!

Historia e vetëngluljeve shqiptare është e gjatë, sa është e gjatë vet spiralja e pasojave që po i vuajmë edhe sot… /e.a

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *