Lajme

Kusari-Lila: BE-ja po paralajmëron masa ndaj Kosovës të cilat s’po mund t’i artikulojë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se do të jetë hera e parë në histori që Komisioni Evropian vendos masa ndaj një shteti, e të cilat nuk mund t’i artikulojë.

Sipas saj këto masa po paralajmërohen për shkak se Kosova po tenton të vendosë sundimin e ligjit në tërë territorin e saj.

“Do të jetë hera e parë në historinë e Bashkimit Evropian dhe ndoshta e fundit që Komisioni Evropian vendos masa ndaj demokracisë për arsye që nuk mund t’i artikulojë. Ose, mund të jetë pse, Kosova u përpoq të zgjeronte sundimin e ligjit në territorin e saj, se mbajti zgjedhjet dhe respektoi rezultatet”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

Lexo më shumë  Ministri britanik në Kosovë – flasin me Sveçlën për sigurinë kufitare

Në Komision Evropian të martën e kësaj jave janë paralajmëruar se do të merren një sërë masash ndaj Kosovës.

Në diskutimin që është zhvilluar për këtë çështje disa eurodeputetë kanë ngritur pyetje se pse masat po merren vetëm ndaj Kosovës.

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka pyetur emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se “pse po i bëhet thirrje vetëm Kosovës”.

Lexo më shumë  Kurti: Rregullorja e BQK-së ka qëllim ligjshmërinë, jo ndëshkimin e dënimin

Rruga Press

YouTube player