KryesoreLajme

Kurti: Vuçiqi mbrëmë shkeli nenin 4 të propozimit të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka shkelur nenin e katërt të propozimit të Bashkimit Evropian, pasi është zotuar se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kurti shkroi në Twitter të mërkurën se Serbia ka vendosur të mos i normalizojë marrëdhëniet mes dy palëve.

“Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të nenit të 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Skandali i radhës: Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *