KryesoreOpinion/Aktualitet

Korporata e Rilindjes

Nga Klodian Tomorri

Sikur te dale ministri i ndertimit ne Itali apo France dhe te propozoje nje projektligj per te shembur ndertesat me moshe mbi 50 vjet, e mbyllin ne cmendine. Por qeveria shqiptare e ka neutralizuar me kohe kete risk se ka futur vet popullin ne cmendine.

Ka nje film te Milos Formanit me Jack Nicholsonin, qe luhet ne nje spital psikiatrik. Aty eshte nje kryeinfermiere qe dhunon te semuret mendore dhe here pas here u impononte atyre masa si keto, qe imponon qeveria e shokeve te Carlit, per t’i testuar deri ku mbanin. Dhe ajo qe ndodhte eshte se te cmendurit shkallonin edhe me shume. Tani te kthehemi tek spitali yne psikiatrik.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Historia e ketij projektligjit te pallateve eshte keshtu. Dikush i ka vene syrin Pallateve Agimi dhe Shallvareve. Per kete po behet kjo pune. Dhe kur te fillojne ato vleresimet teknike qe do beje Instituti i Ndertimit, Pallatet Agimi do te dalin me nje rrezikshmeri shume te larte.

Pas te behet vleresimi do vije zgjidhja qe do te shpetoje miletin nga hataja. Do shemben pallatet dhe ne vend te tyre do te ndertohen kulla shumekateshe. Pra nga investitoret strategjike, kalojme tek pallatet strategjike.

Tani pse behet kjo? E para se mbaroi toka. Nuk ka me vend ne Tirane per te ndertuar. Edhe ato terrenet qe ishin ne mes te pallateve i gllaberuan duke ndertuar kulla me forma te cuditshme, diku trekendesh, diku hekzagon, si ta impononte terreni. Tani duhen shembur pallatet e vjetra per te liruar toke.

Lexo më shumë  Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullsinë në dekadën e fundit

Arsyeja e dyte eshte fitimi. Sot ne Tirane, pronaret e truallit marrin deri ne 50 perqind te ndertimit. Ketyre banoreve qe jane tek pallatet e vjetra te bllokut maksimumi do u kompesojne nje hyrje aq sa e kane sot, njesoj si skema e termetit. Por nese pallati nga 5 katesh behet me 40 kate, pjesa e pronareve zbret ne 12 perqind.

Qellimi eshte gjithmone ai. Maksimizimi i fitimit. Kjo eshte Korporata e Rilindjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *