KryesoreOpinion/Aktualitet

Marrëveshja e re Kosovë-Serbi ka elemente me rëndësi të njohjes de-jure të shtetësisë

Nga Kushtrim Istrefi

Marreveshja e re Kosove-Serbi permban elemente te rendesishme te pranimit de-jure te shtetesise se Kosoves nga ana e Serbise.

Perkunder qe ne preambule te marreveshjes palet kontraktuese tregojne per pikepamje te ndryshme qe kane per statusin, ne pjesen operative te marreveshjes Serbia ja pranon Kosoves te gjitha atributet e shtetit te pavarur. E drejta nderkombetare funksionon ne baze te asaj qe quhet action-reaction paradigm (pra si vepron kur kerkohet veprim) dhe jo ne shprehje te pikemamjeve (aq me teper te artikuluara ne preambule).

Lexo më shumë  Deputeti finlandez: Serbia nuk mund të ndikojë te shumica e shteteve kundër Kosovës në KiE

Nenet 1-3 tregojne qe kjo marreveshje rregullohet me norma te se drejtes nderkombetare (kjo per here te pare ne marreveshjet Kosove-Serbi) dhe referimi ne karten e OKB-se per barazi mes subjekteve, respektim te integritetit territorial etj jane tejet domethenese.

Megjithate, per mua neni 4 eshte pika kulmore ku Serbia nderkombetarisht heq dore nga Kosova si pjese e saj duke u pajtuar se (a) jane dy subjekte te ndara ne perfaqesim nderkombetar dhe (b) detyrimi qe merr Serbia mos ta pengoje Kosoven ne anetaresim ne te gjitha organizatat nderkombetare (kjo kur dihet mirefilli qe ne nje numer te org nderkombetare, vetem shtetet mund te jene anetare).

Lexo më shumë  Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Rrjedhimisht, pa marre parasysh pikepamjeve qe Serbia mund ti kete, moskundershtimi i Kosoves nga Serbia ne performimin e saj si subjekt i se drejtes nderkombetare nenkupton njohjen e shtetesise se saj ne heshtje. Kjo ne te drejten nderkombetare quhet acquiescence.

Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne rastin PEDRA BRANCA/PULAU BATU PUTEH ka sqaruar se:

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *