Lajme

Kurti viziton një kompani në Vushtri, zotohet për mbështetje të bizneseve të vogla e të mesme

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë vizituar sot kompaninë “BBI Plast” në komunën e Vushtrrisë, me pronar Irfan Zekolli, kompani kjo e cila është edhe përfituese e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Pasi falënderoi për pritjen, kryeministri Kurti pa nga afër fushëveprimtarinë e kësaj kompanie e cila si aktivitet primar e ka prodhimin e produkteve të plastikës ndërsa aktivitet sekondar tregtinë me shumicë të makinerive bujqësore, pajisjeve dhe pjesëve furnizuese e po ashtu ka aktivitete të tjera të ndryshme të tregtisë.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

“Sot erdhëm për të vizituar këtu një ndërmarrje e cila është gjithnjë e më e suksesshme për shkak të prodhimtarisë shtesë që po bën, ‘’BBI Plast’’, me ç’rast patëm rastin të takohemi me pronarin Irfan Zekolli dhe me punëtorë të tij’’, u shpreh kryeministri.

‘’BBI Plast’’ punëson 19 persona. Ajo është një ndërmarrje e vogël e cila synon që të bëhet ndërmarrje e mesme dhe e cila shquhet për prodhimin e shisheve të plastikës për materiale të ndryshme dhe të kapakëve gjithashtu.

Kryeministri Kurti e përgëzoi pronarin Zekolli për punën dhe angazhimin e pandalshëm të kësaj kompanie e cila ka filluar aktivitetin e saj që nga viti 2016 duke u bërë një biznes i suksesshëm në treg.

Kjo kompani e cila është subvencionuar me 30 mijë euro nga Qeveria është biznes i regjistruar dhe aktiv në platformën Superpuna, ku përmes platformës ka të angazhuar një punëtor.

Aktualisht, përmes Superpuna biznesi ka 3 pozita të hapura. 2 pozita janë për punëtorë në prodhim, ndërsa 1 pozitë si “Inxhinier i makinerive industriale të prodhimit të plastikës”. Këta punëtorë punojnë në dy ndërrime.

Kryeministri Kurti dhe ministri Murati e falënderuan z. Zekolli për mikpritjen dhe i dëshiruan suksese në të ardhmen duke u zotuar për mbështetje ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme.

Rruga Press

YouTube player