Lajme

Vela: Sanksionimi i drejtuesve të Republikës Serbe, mesazh i qartë për “prishësit e paqes në rajon”

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se ShBA-të kanë sanksionuar udhëheqjen e Republikës Srpska për “përpjekjet e tyre sistematike për të minuar Bosnjën dhe Hercegovinën”.Sipas Velës, kjo është duke rrezikuar kështu paqen dhe stabilitetin në rajonin më të gjerë.

“Shtetet e Bashkuara sanksionojnë udhëheqjen e Republika Srpska për përpjekjet e tyre sistematike për të minuar Bosnjën dhe Hercegovinën, duke rrezikuar kështu paqen dhe stabilitetin në rajonin më të gjerë”, shkruan Vela.Ai ka thënë se ky është mesazh i qartë për të gjithë “prishësit në rajon që bëjnë kërkesën e Rusisë”.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Rruga Press

YouTube player