Lajme

Kurti: Vizita e Stoltenbergut dëshmon se NATO ka angazhim për sigurinë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vizita e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë javës së ardhshme dëshmon se ka angazhim për sigurinë në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Bashkimi Evropian ka ekspozuar zyrtarisht synimin e Rusisë për të provokuar konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor.

Lexo më shumë  Kurti mori pjesë në takimet rajonale të Njësive për Inteligjencë Financiare

“Rruga më e sigurt drejt paqes së vazhdueshme është dhënia e statusit të kandidatit Kosovës dhe anëtarësimi në NATO”, ka shkruar ai.

Stoltenberg, do ta vizitojë të hënën Kosovën.

Ai do ta takojë presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Lexo më shumë  Faton Peci njofton, më 12 dhjetor mbahet seanca inauguruese e Komunës së Mitrovicës së Jugut
YouTube player