Lajme

(Video) Kaos dhe tensione/ Zjarr në Kuvendin e Shqipërisë

Deputetët e Partisë Demokratike kanë ndezur zjarr në Kuvendin e Shqipërisë. Salla është mbuluar nga tymi i tymueseve të hedhura nga deputetët demokratë.

Një prej flakadanëve që opozita ndezi brenda sallës shkaktoi zjarr në një prej ulëseve të Kuvendit të Shqipërisë. Menjëherë në sallë u përhap panik deri në momentin që flaka e sapondezur u shua nga efektivët e Gardës së Shqipërisë. Me mjetet që mundën të siguronin rrotull tyre menjëherë shuan flakët duke frenuar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Lexo më shumë  Kosova dhe Katari diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në fushën sociale
YouTube player