Lajme

Kurti uron SHBA-të: Vlerat e përbashkëta përbëjnë themelin e aleancës së kombeve tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar popullin amerikan me rastin e 247-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se Deklarata e Pavarësisë përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë.

Sipas tij, ai vizion është i përjetshëm.

“Deklarata e Pavarësisë përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë. Ai vizion – dhe vlerat e përbashkëta që ai shpreh – përbëjnë themelin e aleancës së kombeve tona. Ashtu si ai vizion është i përjetshëm, po ashtu është edhe aleanca. Gëzuar 4 Korrikun!”, shkroi Kurti.

Dita e Pavarësisë përkujton 4 korrikun e vitit 1776, kur Kongresi Kontinental miratoi bashkërisht Deklaratën e Pavarësisë, një dokument përmes së cilit kolonitë amerikane njoftuan shkëputjen nga Britania e Madhe.

Lexo më shumë  Kearns: Nuk ka asnjë të përbashkët mes Krimesë apo ndonjë pjese të Ukrainës me Kosovën

Një vit më vonë, sipas Bibliotekës së Kongresit, në Filadelfia pati festime spontane për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Por në kombin në zhvillim, festimet nuk u bënë të zakonta deri pas luftës së vitit 1812. Biblioteka e Kongresit vë në dukje se ceremonitë përuruese për veprat kryesore historike në shekullin e 19-të, si kanali Erie në Nju Jork dhe hekurudhat në Baltimore dhe Ohajo, ishi planifikuar të përkonin me veprimtaritë festive të 4 korrikut.

Lexo më shumë  Qytetarët ‘flasin’ me pankarta: Zyrat e shtetit nuk janë shpella hajdutësh

Rruga Press

YouTube player