Lajme

Kurti: Shpallja e dy organizatave terroriste, ishte obligim i qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të takohet pasdite me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

“Sot kam takimin me Miroslav Lajçak. Të dielën kam pasur një telefonatë gjysmë orëshe me Josep Borrell. Dhe si vazhdimësi e asaj bisede të dielën, e kemi këtë takim të martën pasdite”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  “Përdorimi i ujit si presion politik është i papranueshëm” – Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagon ndaj Vuçiç për devijimin e mundshëm të lumit Ibër: Apel BE-së dhe SHBA-së!

Sa i përket shpalljes së “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigada e Veriut” si organizata terroriste, Kurti shtoi se ka qenë obligim i qeverisë.

“Ky është obligim i yni i qeverisë. Mua më duhet ta respektojë ligjshmërinë. Nuk është zgjedhje e jona shpallja e këtyre organizatave terroriste ka qenë obligim një vendim i tillë qeveritar”, shtoi Kurti.

Rruga Press

YouTube player